Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu është larguar nga Zuerichu dhe nuk do të jetë pjesë e ekipit për sezonin e ri.
Skuadra e Zuerichut me anë të një postimi në Facebook, i ka dëshiruar suksese Kryeziut në të ardhmen. Me largimin nga Zuerichu, Kryeziu do të mbetet futbollist i lirë gjatë afatit kalimtar të verës.
Ai ishte pjesë e Zuerichut prej vitit 2017 kurse në total regjistroi 77 paraqitje. Mesfushori në edicionin e fundit, pati 28 ndeshje në të gjitha garat për Zuerichun.
Kryeziu para Zuerichut, ka bërë karrierë edhe te Luzerni e Vaduzi kurse është reprezentues i Kosovës prej vitit 2016. Ai deri më tani, ka zhvilluar 26 ndeshje për “Dardanët”.
Artikuj të ngjashëm