Mbrojtësi i Kosovës, Mirlind Kryeziu, do t’i mungojë disa javë Zuerichut.
Ai të dielën, lëndoi muskulin e këmbës së djathtë dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë për disa javë, raportojnë të hënën bazuar në informatat e klubit zviceran.
Kryeziu u largua në minutën e 15-të nga fusha të dielën, në ndeshjen që Zuerichu e mbylli pa gola ndaj Young Boysit.
25-vjeçari ka luajtur rol të rëndësishëm në skuadrën e Zueriucht, që doli kampion i Zvicrës sezonin e kaluar.
Këtë edicion mbrojtësi shtatlartë ka shënuar tri gola në 18 paraqitje në të gjitha garat për klubin zviceran.