Toni Domgjoni mund të transferohet në Holandë.
Ai ka mundur t’i sjellë të hyra të majme skuadrës së tij FC Zuerichut, por 22-vjeçari Domgjoni, tani mund të largohet nga klubi si lojtar i lirë, shkruan gazeta zvicerane “Blick”. Lajmi për largimin e tij është konfirmuar edhe nga vet klubi zviceran, që ka thënë se është në bisedime me disa klube.
Domgjoni me shumë gjasë pritet t’i bashkohet skuadrës së Vitesses. FC Zuerichu ka dashur që ta vazhdojë kontratën me mesfushorin e talentuar, por negociatat kanë dështuar vazhdimisht.
Domgjoni është pjesë e rregullt e Përfaqësueses së Zvicrës U21. Është fitues i Kupës së Zvicrës me FC Zuerichun në vitin 2018-të.