Reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës, David Domgjoni karrierën do ta vazhdoj në Zvicër. Qendërmbrojtësi 24-vjeçar te Luzerni, ekip me të cilin ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2023.
Domgjoni te Luzerni është transferuar nga ekipi i kategorisë së dytë të Turqisë, Menemen Spor. Te ekipi turk, Domgjoni sezonin e fundit, regjistroi 28 paraqitje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Me David Domgjonin ne ishim në gjendje të nënshkruajmë një mbrojtës qendror, i cil, me stilin e tij të ashpër dhe inteligjencën të lojës, përshtatet në mënyrë perfekte në ekipin tonë”, ka thënë drejtori sportiv i Luzernit, Remo Meyer. Domgjoni është i lindur në Prizren kurse më 8 qershor të këtij viti debutoi te Kosova në ndeshjen miqësore kundër Guinesë, të cilën e fituan “Dardanët” me rezultatin 2:1.