Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Domgjoni vazhdon karrierën në Poloni

Reprezentuesi i Kosovës, David Domgjoni karrierën do ta vazhdojë në Poloni. Domgjoni të mërkurën edhe prezantuar te skuadra elitare e Polonisë, Termalica Nieciecza.

Detajet e transferimit të Domgjonit nga Luzerni te ekipi polak nuk janë bërë të ditura. Mirëpo, mediumet zvicerane kanë shkruar se ai ka shkëputur kontratën me Luzernin.

24-vjeçari në pjesën e parë të këtij sezoni ka regjistruar nëntë paraqitje dhe një asistim te Luzerni, ekip të cilit iu bashkua në verën e vitit të shkuar nga Menemenspori i Turqisë.

Ai gjithashtu karrierë ka bërë edhe te Laçi, Kastrioti e Tirana në Shqipëri, si dhe Liria e Prizrenit.

Në qershor të vitit të shkuar, Domgjoni debutoi te Kosova dhe deri më tani i ka dy paraqitje për “Dardanët”.

Ekipi i tij i ri, Termalica Nieciecza zë vendin e fundit në Ekstraklasa të Polonisë. Ka tubuar 12 pikë pas 18 xhirove të zhvilluara.