Koelni ka marrë një tjetër trepikësh të rëndësishëm në garën e fortë për mbetje në Bundesligë.
Në ndeshjen hapëse të javës së 31-të të kampionatit gjerman, Koelni të premten mbrëma fitoi 3:2 si mysafir i Augsburgut. Koelni është i 16-ti me 29 pikë nga 31 ndeshje.
Bielefeldi është i 15-ti me 30 pikë nga 30 ndeshje, ndërsa Hertha është e parafundit (17) me 26 pikë nga 28 ndeshje. Pozita e 16-të në fund dërgon në barazh.
Kosovari Elvis Rexhbeçaj ka luajtur prej minutës së 79-të për Koelnin. Ai u ndëshkua me karton të verdhë.
Ondrej Duda realizoi dy gola për Koelnin, ndërsa një e shtoi Florian Kainz. Për Augsburgun shënuan Robert Gumny e Ruben Vargas.