Sport

Tjetër fitore e Pejës në Mal të Zi

Kampionia e Kosovës në basketboll, Peja, e ka shënuar fitoren e tretë rresht në Ligën Ballkanike.

Të mërkurën mbrëma, Peja e mposhti Lovqenin në Cetinje të Malit të Zi me rezultatin 73:66. Pas pjesës së parë vendasit ishin në epërsi 38:36, por skuadra pejane u kthye në pjesën e dytë. Justin Davis shkëlqeu te Peja me 32 pikë e 14 kërcime.

Larry Thomas i kishte tetë pikë, 15 asistime e shtatë topa të rrëmbyer.

Deandre Davis i kishte 11 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa Musab Mala kontribuoi me nëntë pikë, dy kërcime e dy asistime. Të martën, Peja e mposhti Plevlën në Mal të Zi me rezultat 85:76. Më 25 janar kishte fituar ndaj Lovqenit në “Karagaçi” me rezultatin 83:69. Në Ligën Ballkanike garon edhe Sigal Prishtina.