Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Peja fiton ndeshjen për vendin e tretë

KB PEJA

Peja e ka fituar ndeshjen për vend të tretë në Ligën Ballkanike.

Peja të dielën në Limassol të Qipros, e mposhti Lovqenin e Malit të Zi me rezultatin 93:82.

Peja çerekun e parë e fitoi me rezultatin 31:21, ndërsa periudha e dytë u mbyll baras, 19:19.

Edhe çerekun e tretë, kampionia në fuqi e Kosovës e fitoi 23:21, kurse 20:21 ishin shifrat e dhjetë minutëshit të fundit në të mirë të Lovqenit.

Justin Davis ishte i pandalshëm në fitoren e Pejës me 34 pikë, dhjetë kërcime e tri asistime.

Deandre Davis realizoi 15 pikë, Larry Thomas 14 pikë, kurse Arian Qallakaj kontribuoi me 12 pikë.

Katër minuta e gjysmë para fundit të gjithë ballafaqimit pati edhe incident mes lojtarëve. Bogdan Bogdanoviq bëri ndërhyrje shumë të ashpër në Qallakajn dhe situata u tensionua.

Edhe Peja eliminohet nga Liga Ballkanike Basketboll Peja eliminohet nga Liga Ballkanike

Pas disa minutash loja vazhdoi, ndërsa Peja fitoi në fund.

Liga Ballkanike pati vetëm pesë skuadra në këtë edicion dhe ishte shumë e zbehtë.

Në gjysmëfinale, Peja u mposht nga AEL-i nikoqir, ndërsa Sigal Prishtina e mposhti Lovqenin.