Sport

Peja mposhtet në ndeshjen interesante në Qipro

Kampionia e Kosovës në basketboll, Peja, është mposhtur të mërkurën mbrëma në Qipro, në kuadër të Ligës Ballkanit.

Peja pësoi nga Paybal Eka Ael me rezultatin 85:80. Ndeshja ishte interesante, ndërsa skuadrës pejane i kushtuan edhe disa gabime në fund.

Larry Thomas ishte më i miri te Peja me 21 pikë e plot 15 asistime. Deandre Davis i kishte 19 pikë e shtatë kërcime. Me 11 pikë e tetë kërcime ndeshjen e përfundoi Justin Davis. Skuadra pejane sërish është përballur me mungesa të rëndësishme në formacion.

Peja tani i ka dy humbje e katër fitore në Ligën Ballkanike, ku garon edhe Sigal Prishtina.