Peja është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në basketboll. Në kuadër të xhiros së 11-të, Peja e mposhti Golden Eagle Yllin me rezultat 91:75. Ndeshja u zhvillua të shtunën mbrëma në palestrën “Karagaçi”.
Kampionia në fuqi, Peja, ishte në seri prej tri humbjeve, që i kushtuan me humbje të pozitës së parë. Ndërkohë Ylli ishte në seri prej pesë fitoreve, që përfundoi të shtunën mbrëma.
Dallimi i madh në rezultat u bë në çerekun e tretë, të cilin Peja e fitoi 31:24. Pejanët ishim më të mirë edhe në dy çerekët e parë, e po ashtu në të katërtin.
Justin Davis shkëlqeu te Peja me 33 pikë, 14 kërcime e katër asistime. Lis Shoshi i kishte 14 pikë e 11 kërcime. Chris Harris me 14 pikë e 11 kërcime ishte më i miri te Ylli i Suharekës.
Valon Bunjaku i kishte 10 pikë, pesë kërcime e katër asistime.
Peja është e dyta me 19 pikë, një më pak se Trepça. Ylli ka 17 pikë, sa edhe Vëllaznimi.