Peja nuk ka lejuar befasi dhe e ka fituar derbin e xhiros së 18-të në elitën e basketbollit të Kosovës.
Kampionia në fuqi e Kosovës fitoi të shtunën në ndeshjen shumë të vështirë në udhëtim te Ylli.
Ndeshjen e zhvilluar në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, Peja e fitoi me rezultatin 77:72.
Ylli e nisi furishëm çerekun e parë duke shkuar në epërsi 11:1 pas dy minutash lojë.
Megjithatë, suharekasit u kthyen në lojë dhe e fituan çerekun e parë 29:17.
Edhe
Peja, kundërshtarja e Trepçës në gjysmëfinale të plejofit
Kundërpërgjigja e pejanëve ishte e jashtëzakonshme në periudhën e dytë, duke fituar 27:13-të, për të shkuar në pushim mes pjesëve me dy pikë epërsi, 44:42.
Ylli vazhdoi lojën e mirë në 10-të minutëshin e fundit të cilin e fitoi 21:15.
Por loja e mirë në mbrojtje e Pejës në çerekun vendimtar, të katërtin, ishte edhe çelësi i suksesit për skuadrën që drejtohet nga trajneri Rami Hadar.
Peja u shkëput në rezultat në dy minutat e fundit kur rezultati ishte 72:71 në të mirë të mysafirëve.
“Verdhezinjtë” shënuan deri në fund pesë pikë, kurse Ylli vetëm një, dhe ndeshja u mbyll me pesë pikë dallim.
Edhe
Gjysmëfinalisti i parë vendoset në Suharekë
Justin Davis shkëlqeu te skuadra vizitore me 22 pikë e shtatë kërcime. Said Doucoure pati lojë të mirë me 15 pikë, 10 kërcime e një asistim, kurse Larry Thomas ndeshjen e mbylli me 14 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime.
Yllit nuk i ndihmoi loja e mirë e Jan Palokajt, që shënoi 22 pikë, tetë kërcime e tri asistime.
Për Pejën ishte fitorja e katërt në gjashtë ndeshjet e fundit. Në xhiron e kaluar pësoi humbje nga skuadra e Trepçës që vazhdon të mbetet lidere e Superligës.
Peja e dyta ka 31 pikë në 18 ndeshje të luajtura, me 13 fitore e pesë humbje.
Edhe
Ylli fiton ndeshjen e parë të plejofit ndaj Pejës
Ylli pas 18 ndeshjeve ka 10 fitore e tetë disfata.
Trepça ka 15 fitore e dy disfata në vendin e parë, me 32 pikë.