Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitorja e shtatë rresht për Pejën

Peja ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në basketboll. Të dielën mbrëma në “Karagaçi”, në kuadër të xhiros së shtatë, Peja e mposhti Bashkimin e Prizrenit me rezultatin 91:83.

Ndeshja ishte e fortë dhe interesante, por skuadra e Rami Hadarit e mbylli në të mirë të saj.

Justin Davis shkëlqeu te Peja me 28 pikë, 11 kërcime e gjashtë asistime. Jay Jay Chandler i kishte 21 pikë.

Te Bashkimi më i miri ishte Erik Copes me 16 pikë e 11 kërcime. Më efikasi ishte Isiah Umipig me 29 pikë. Por ai i kishte edhe shtatë topa të humbur. Grant Lozoya i kishte 24 pikë e shtatë kërcime.

Peja udhëheq në tabelë me 14 pikë. Tani ka dy më shumë se përcjellësja e parë, Trepça. Bashkimi pësoi humbjen e katërt. Është i gjashti me 10 pikë, sa i kanë edhe Golden Eagle Ylli dhe Vëllaznimi.