Përfaqësuesja e Katarit mund të jetë e para që është eliminuar nga Kupa e Botës, por kjo nuk po e pengon një supertifoz të Katarit, që po përpiqet ta thyejë rekordin botërorit të Guinnessit. Mohsin Abdulla Bukshaisha i ka vënë vetes një synim të qartë në turneun e këtij viti.
Ai po synon të përcjellë më shumë ndeshje se çdo tifoz tjetër të Kampionatit Botëror. Rekordi Botëror është aktualisht në 31 ndeshje të ndjekura, ndërsa tifozi nga Katari është i vendosur që t’i përcjellë 36 ndeshje në turneun e këtij viti.
“E kisha këtë ide për më shumë se dhjetë vjet. Kjo ide vazhdoi të rritej në kokën time derisa filloi shitja e biletave dhe unë nisa t’i blej ato. Besoj se do ta thyej rekordin dhe do të jem tifozi i parë që ka përcjellë 36 ndeshje në një Kupë të Botës”, tha Mohsin.
-
Në Katar regjistrohet një tjetër rekord
-
Tifozët e dëshpëruar për bileta u drejtohen shitësve të paligjshëm në Katar
-
Supertifozi saudit është i lodhur nga udhëtimet, tani e pret Kupën e Botës në “shtëpi”
-
Izraeli u kërkon tifozëve të futbollit që shkojnë në Katar të mos ekspozohen
-
Organizatorët e Botërorit mbrojnë banorët e Katarit si “tifozë të vërtetë”