Një tjetër rekord është regjistruar në Katar. “Katari 2022” është Kupa e Botës me më së shumti gola të shënuar në histori.
Deri në finale të Kupës së Botës që u zhvillua të dielën, u shënuan 172 gola. Finalen e fitoi Argjentina pas ekzekutimit të penalltive.
Koha e rregullt dhe dy vazhdimet e ndeshjes finale në mes të Argjentinës dhe Francës përfunduan 2:2, ndërsa argjentinasit ishin më të saktë nga pika e bardhë. Argjentina fitoi 4:2 me penallti.
Artikuj të ngjashëm