Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Me një ceremoni impresive, Katari mbyll Botërorin e futbollit

Me një ceremoni të pasur artistike, me shumë ngjyra, dritë e këngë, Katari ka mbyllur Botërorin e futbollit, të parin të mbajtur në Lindje të Mesme.

Ceremonia mbyllëse zgjati disa minuta, ndërsa u përmbyll me një spektakël të fishekzjarrëve.

Ka mbetur vetëm të zbulohet edhe fituesi i Botërorit “Katar 2022”. Ndeshja finale e Botërorit mes Argjentinës dhe Francës fillon nga ora 16:00.