Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Thuram do të largohet përfundimisht nga Gladbachu

Marcus Thuram do të largohet përfundimisht në verë nga skuadra e Borussia Moenchengladbachut. Drejtori sportiv i klubit gjerman, Roland Virkus ka thënë se Thuram, por edhe Ramy Bensebaini kanë refuzuar vazhdimin e kontratave.

“Ne ishim në një diskutim të hapur me të dy lojtarët dhe e dimë pozicionin e tyre aktual. Është turp që ata nuk do t’i vazhdojnë kontratat e tyre aktuale, të cilat skadojnë në verë, sepse të dy na kanë dhënë shumë në këndvështrimin sportiv gjatë katër vjetëve të fundit. E kuptoj gjithashtu edhe zhgënjimin e tifozëve”, ka thënë Virkus për faqen zyrtare të klubit.

Sulmuesi 25-vjeçar i Francës është duke u kërkuar nga gjigantët evropian, Bayerni, Barcelona, Interi, Chelsea dhe PSG-ja. Në sezonin aktual ka shënuar 16 gola në 28 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka kontribuar edhe me pesë asistime.