Borussia Moenchengladbachu do t’i dëgjojë të gjitha ofertat për sulmuesin Marcus Thuram, raporton “The Athletic”.
Te klubi gjerman kanë vendosur ta nxjerrin në shitje Thuramin, pasi sulmuesi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm. Mësohet se Gladbachu është i gatshëm ta lërë të lirë Thuramin për një ofertë prej 15 milionë eurosh.
Sulmuesi 24-vjeçar këtë edicion ka pasur telashe me lëndimet dhe për Gladbachun ka shënuar vetëm tri gola në 20 paraqitje në Bundesligë. Ai është pjesë e ekipit gjerman prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Guingampi.
Ekipet nga Premier League, Chelsea, Arsenali e Tottenhami ka kohë që kanë shfaqur interesim për Thuramin.