Marcus Thuram kërkon me ngulm largimin nga skuadra gjermane, Borussia Moenchengladbach. Por, për sulmuesin francez ende nuk ka bërë asnjë skuadër ofertë zyrtare, raportojnë mediat gjermane të martën.
Është raportuar më herët se interesim për futbollistin e Francës kanë shprehur Bayerni dhe Chelsea.
Thuram në Bundesligën gjermane ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar tri herë.
25-vjeçari me Gladabchun ka kontratë deri në qershor të këtij viti. Ai ka refuzuar ta vazhdojë kontratën me klubin gjerman.