Sport

Thaqi: Prishtinës i duhet kohë për të luajtur në këtë nivel

Ndërkaq, Trajneri i Prishtinës, Arsim Thaqi pas humbjes kundër Norrkoping, tha se skuadra e tij në këtë ndeshje hyri me më shumë përgjegjësi dhe e kërkoi golin, por sipas tij, pas pesë golave të pësuar në ndeshjen e parë, ka qenë vështirë të bëhet diç më shumë.

Tekniku prishtinas shtoi se Prishtinës i duhet ende kohë të përballet me skuadra të këtij niveli, raporton kp.

“Kjo ndeshje ishte më shumë përgjegjësi, më shumë insistuam të shënohet një gol. Pas pesë golave që kemi pësuar si mysafir, ka qenë e shkurtër që ne të bëjmë më shumë. Na duhet ende kohë të përballemi më skuadra të këtij niveli. Sido qe të jetë jam i kënaqur me detyrat e lojtarëve në këtë ndeshje”, ka theksuar Thaqi.

Ai ka shtuar se ka qenë i vetëdijshëm se skuadrën e tij e pret një sfidë e vështirë, por ai është i kënaqur që në këtë ndeshje kishin hapësirën e tyre edhe lojtarët e rinj.

Prishtina u eliminua nga Liga e Evropës nga Norrkopingu duke pësuar me rezultat të përgjithshëm 6-0.