Trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi, e ka përgëzuar Prishtinën për fitoren, ndërsa ka thënë se tash duhet të punohet për ndeshjen e radhës.
Malisheva u mposht 3:2 nga Prishtina, ndeshje kjo që u luajt në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
“Normal që në këto ndeshjet e fundit, Prishtina është kthyer në formën e vet pasi ka lojtarë cilësorë. Udhëhoqëm, pranuam dy gola shumë shpejtë, por pas atyre, e humbëm lojën. Futbolli i ka edhe këto. Luajtëm hapur, golat i dha Prishtina, e gjeti momentin e duhur. Duhet t’ia urojmë fitoren dhe duhet të shikojmë para për kundërshtarët e tjerë. Dallimi në këtë lojë u bë në pjesën e dytë. U desh të reagonim më mirë brenda zonës, por tash nuk na mbetet asgjë tjetër veç se të punojmë për takimet tjera”, tha trajneri Thaqi pas ndeshjes.