Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Thaqi: Malisheva dëshmoi se ka fytyrë tjetër këtë sezon

Trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi, ka deklaruar se fitorja e parë këtë sezon në Superligë ka rëndësi të madhe për ekipin që ai drejton.

Thaqi mendon se me meritën arkëtuan pikë të plota.

“Kuptohet që kur fiton ekipi jemi të kënaqur. Edhe në ndeshjen e parë kemi qenë të kënaqur edhe pse kemi humbur. Komplimente për lojtarët në këtë fillim të kampionatit. Xhiron e parë kemi pushuar. Këtë ndeshje e dëshmuam që Malisheva ka fytyrë tjetër. Krijuam shumë raste dhe shënuam penalltinë. Pas kartonit të kuq shënuan edhe dy herë dhe e menaxhuam mirë ndeshjen”, u shpreh Thaqi.

Sipas tij, Malisheva do të jetë më ndryshe këtë sezon dhe nuk do ta diskutojë mbetjen në Superligë.

“Është viti i dytë. Eksperienca është tjetër. Kemi ndryshime të lojtarëve. Kanë eksperiencë që nuk e kemi pasur në vitin e kaluar. Me këtë angazhim dhe disiplinë në lojë, e ardhmja e Malishevës është e sigurt dhe nuk do të diskutohet mbetja e Malishevës në Superligë”, përfundoi Thaqi.

Malisheva mposhti Ferizajn 3:1.

Artikuj të ngjashëm