Trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi, ka vlerësuar se fitorja të shtunën ndaj Trepçës ’89, do t’i ndihmoj malishevasve për rezultate edhe më të mira në takimet tjera.
“Pas humbjes që pësuam në shtëpi nga Drenica, nuk ishte e lehtë t’i ktheheshim fushës së lojës. Kemi lojtarë cilësorë. Megjithatë, është një fitore e rëndësishme për ekipin tonë që na ndihmon për ndeshjet e ardhshme. Kemi marrë gola që nuk është dashur t’i marrim, por ky është futbolli. E uroj ekipin për angazhimin dhe fitoren. Shohim para për ndeshjet e ardhshme”, është shprehur trajneri Thaqi.