Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Thaqi pret që lojtarët të japin më shumë për Malishevën

Trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi, u mposht të shtunën në udhëtim te Llapi me rezultatin 3:0, dhe natyrisht nuk ka mbetur i kënaqur me atë që është dhënë në fushën e lojës nga lojtarët që drejton.

Thaqi ka nënvizuar pas ndeshjes se paraqitjet në stinorin vjeshtor kanë qenë shumë më të mira se tani. Ishte humbja e dytë rresht për skuadrën që ai drejton.

“Në pjesën e parë të sezonit kam qenë i kënaqur me pikët e fituara, por nuk jam i kënaqur tani. Humbëm nga Drita, humbëm edhe sot, ndërsa kemi mundur të luanim më mirë. Pres që në ndeshjet e ardhshme, lojtarët të japin më shumë për skuadrën e Malishevës”, theksoi Thaqi.