Trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi, është shprehur i zhgënjyer me disfatën e pësuar nga Drita.
Por, Thaqi shpreson që gabimet që janë duke i bërë, të mos përsëriten në takimet e radhës.
“Kur ke përballë një skuadër siç është Drita, është e kuptueshme që ekipet si Malisheva që nuk e kanë përvojën e duhur, mund të bëhen gabime. Mirëpo ajo që është me rëndësi është që gabimet të cilat i kemi bërë sot, të mos i përsërisim në ndeshjet e tjera për të marrë rezultat pozitive. Angazhimi i lojtarëve nuk ka munguar asnjëherë por me rëndësi këta lojtarë është të piqen më shpejt dhe gabimet të mos i përsërisim më”, ka deklaruar Thaqi.