Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Thaqi ka pritur reagim më të mirë nga lojtarët

Trajneri Arsim Thaqi nuk ka mbetur aspak i kënaqur me disfatën që Malisheva e pësoi nga Drita, 3:1, të shtunën në Gjilan.

Thaqi, megjithatë, e uroi Dritën për këtë trepikësh, por shtoi se skuadra e tij duhet të punojë edhe më shumë për të mbetur në objektiva këtë sezon.

“Normalisht që çdo humbje shkakton probleme në vazhdimësi. Ne realisht kemi marrë masa gjatë gjithë javës që të mos dalim me humbje nga kjo ndeshje. Por, Dritës i uroj fitore, kurse neve na mbetet që të punojmë për ndeshjet e ardhshme”, ka thënë pas ndeshjes trajneri Thaqi.

Malisheva është e gjashta me 37 pikë.