Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Thaqi, lojtari më i mirë i xhiros

Arbios Thaqi i Drenicës është zgjedhur lojtari më i mirë i xhiros së 35-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Kështu kanë vlerësuar lexuesit e portalit “koha.net”. Ai mori 38,2 për qind të votave të lexuesve të portalit të KOHËS.

Thaqi ka kontribuar me dy asistime në fitoren 3:1 ndaj Ballkanit. Ai ka lënë prapa Albin Berishën e Malishevës (28,4 për qind).

Në konkurrencë, sipas vlerësimit të redaksisë së sportit, ishin edhe Altin Merlaku i Dukagjinit, Ilir Blakqori i Dritës e Marko Simonoski i Dritës.