Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tensione në ndeshjen e barazhit Trepça ’89 - Vëllaznimi, shpërthen në akuza Cana

Trepça ’89 siguroi mbijetesën në Superligë edhe për një edicion falë fitores 4:2, ndaj Vëllaznimit në ndeshjen e barazhit që u zhvillua të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në ndeshjen më të bukur të barazhit, me shumë gola, rivalitet e dramë, mitrovicasit ishin vendimtarë në pesën e dytë.

Pas harkimit të Ardijan Mujës, në minutën e 14-të golin e parë për Trepçën ’89 e shënoi me kokë Richard Asare, raporton KTV.

Katër minuta më vonë, gjakovarët kërkuan penallti, por arbitri Mervan Bejtullahu, nuk mendoi ashtu.

Por, Tun Bardhoku në minutën e 25-të shënoi për ta barazuar rezultatin pas harkimit të Samir Sahitit.

Edhe Trepça fiton në fund dramën ndaj Vëllaznimit Basketboll Trepça fiton në fund dramën ndaj Vëllaznimit

Bardhoku më pas ishte edhe shpëtimtar i Vëllaznimit, pasi bllokoi gjuajtjen e Arb Manajt.

Dy minuta pa përfunduar pjesa e parë, Labinot Jetullahu shërbeu Almedin Muratin, i cili shënoi për Vëllaznimin për ta dërguar në pushim me epërsinë e një goli.

Mitrovicasit në minutën e 54-t qëlluan traversën nëpërmjet Ardian Mujës, derisa një minutë më vonë Arb Manaj shënoi për ta barazuar rezultatin.

Nuk vonoi shumë, Hasan Hyseni shënoi për epërsinë e ekipit të tij në portën e pasiguruar nga portieri Altik Muhaxhiri. Dhe ai me shokët e tij të skuadrës e ndau festën në stilin e Cristiano Ronaldos.

Vëllaznimi provoi ta kthejë sërish rezultatin, por gjuajtjet e Lek Vulës dhe Almedin Muratit përfunduan jashtë portës.

Edhe Fitore e vështirë e Trepçës në Gjakovë Basketboll Fitore e vështirë e Trepçës në Gjakovë

Hyseni i ekipit nga Mitrovica qëlloi shtunën në minutën e 77-të, kurse Engjëll Hoti shënoi tre minuta pa përfunduar ndeshja për rezultatin përfundimtar, 4:2.

Pasi u shënua goli i katërt, në fushë nisën tensionet ndërmjet futbollistëve, ku u përjashtuan Kushtrim Gashi dhe Ylber Maloku.

Futbollistët e Vëllaznimit nuk pajtoheshin me humbjen dhe ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari Bejtullahu i cili nga fusha u largua me sigurim të lartë nga njësiti policor i Kosovës.

Derisa kryetari Agim Cana po akuzonte se Trepça ’89 është ndihmuar për të mbetur në Superligë, futbollistët e Vëllaznimit nuk po mund t’i mbanin lotët.

Edhe Ndeshje dramatike në Gjakovë, Hellems shënon “me sirenë” për fitoren e Vëllaznimit Basketboll Ndeshje dramatike në Gjakovë, Hellems shënon “me sirenë” për fitoren e Vëllaznimit

Kryetari i ekipit nga Gjakova në dhomën e zhveshjeve, ishte i mllefosur me ndarjen e drejtësisë.

Cana në fund të fjalimit të gjatë, kërkoi nga futbollistët ta ngrinin kokën lartë dhe të luftojnë për t’u ngritur në Superligë.