Tenisti rus Daniil Medvedev ka fituar Grand Slamin e tij të parë në karrierë. Medvedev në finale të “US Openit” e mposhti serbin Novak Gjokoviq me 3:0 në sete (6:4, 6:4, 6:4), duke ia mohuar atij që të fitoi të katër Grand Slamet brenda një viti.
Gjokoviq, që është numër një në botë, kishte fituar këtë fit “Australian Openin”, “French Openin” dhe “Wimbledonin”.
34-vjeçari po ashtu po synonte të thyente rekordin, duke fituar 21 Grand Slame. Ai e ndan këtë rekord me Roger Federin e Rafael Nadalin me nga 20 Grand Slame të fituara.
Mirëpo, Gjokoviq u mposht bindshëm në finalen e “US Openit” nga rusi Medvedev.
“Dua të falënderojë ekipin tim që është këtu duke më shikuar. Prindërit e mi, familjen time, motrat e mia. Shoqërinë time”, ka thënë Medvedev, që ka humbur vetën një set gjatë “US Openit” këtë vit. “Faleminderit, nuk është e lehtë të fitosh një Grand Slam”.