Daniil Medvedev ishte duke humbur në dy setet e para.
Por, ai u kthye në lojë duke i fituar tre setet e radhës për të kaluar në finale të turneut Grand Slam “Australian Open” të premten.
Medvedev mposhti Alexander Zverevin me rezultatin 3:2 në sete, 5:7, 3:6, 7:6, 7:6 dhe 6:3, për ta prekur finalen e tretë.
Fituesi i turneut Grand Slam “US Open” në vitin 2021, ka 12 fitore krahas 7 disfatave nga Zverevi.
Ai do ta kërkojë trofeun e dytë madhor të dielën kur do të përballet me Jannik Sinnerin, i cili mposhti Novak Gjokoviqin.