Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Medvedevi kalon në raundin e katërt në “US Open”

Kampioni në fuqi i turneut “US Open”, Daniil Medvedev, ka kaluar në raundin e katërt dhe do të takohet me australianin Nick Kyrgios.

Medvedevi fitoi në meçin e fundit 3:0 në sete ndaj kinezit Wu Yibing, 6:4, 6:2 dhe 6:2.

Rusi ishte shumë më i fortë se kundërshtari i tij 22-vjeçar.

Wu ishte kinezi i parë në histori të garës që u kualifikua deri në raundin e tretë të turneut “US Open”.

Medvedevi po synon të bëhet tenisti i parë që fiton këtë turne dy herë rresht.

Një gjë të tillë e kishte bërë Roger Federeri. Megjithatë, zvicerani Federeri kishte fituar pesë herë rresht, nga viti 2004 deri në vitin 2008.