Uellsi e pret Austrinë në gjysmëfinale të plejofit për kualifikim në Botërorin “Katari 2022”. Nëse fiton ndaj Austrisë, Uellsi më 29 mars sërish luan vendas, në finale të plejofit. E pret fituesin e ndeshjes Skoci – Ukrainë.
Tek Uellsi e vlerësojnë maksimalisht rastin që kanë.
“I kemi krijuar vetes një mundësi shumë të mirë. Ishte në vitin 1958 kur jemi kualifikuar për herë të fundit në Botëror, po ashtu përmes plejofit. Kështu që motivimi ekziston për ne. Kemi punuar shumë për të zënë atë vend të dytë në grup dhe kështu të jemi vendas në ndeshjen e parë. Kemi pasur fatin në short që nëse fitojmë gjysmëfinalen, të jemi vendas edhe në finale. Kështu që kemi pse të luajmë”, ka thënë përzgjedhësi i Uellsit, Robert Page.