Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, ka pranuar se Polonia, Sllovakia, Çekia e Uellsi, janë të forta. Por pavarësisht kundërshtarit, Foda thotë se, Kosova duhet të fitojë. Plejofi për kualifikim në Kupën e Botës zhvillohet në mars, ndërsa shorti tërhiqet të enjten nga ora 13:00. Në plejof luhet gjysmëfinalja dhe më pas finalja për kualifikim. Pra, Kosovës i duhet t’i kaloj dy kundërshtar për të siguruar kualifikimin historik në Botëror. “Nëse dëshiron të shkosh në Kupën e Botës, atëherë duet të fitosh çdo ndeshje. Pra, ka një gjysmëfinale dhe një finale. Duhet t’i fitojmë të dyja ndeshjet, pavarësisht kundër kujt luajmë. Nëse duam të shkojmë në Kupën e Botës, jemi në vazon e tretë, pra luajmë kundër ekipeve nga vazo e dytë që janë Polonia, Sllovakia, Çekia, Uellsi”, ka thënë Foda në një intervistë për “Sky”.
Ndeshjen gjysmëfinale, Kosova e luan në udhëtim. Por për Fodën kjo nuk paraqet shqetësim. “Nuk kam ndonjë shqetësim të madh tani për tani sepse fituam ndaj Sllovenisë dhe Suedisë, kështu që jemi në formë të mirë jashtë fushës dhe gjithmonë në garë. Duam të fitojmë ndaj tyre, por pa dyshim që do të jetë e vështirë, pa dyshim. Por ne besojmë në vetvete dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u kualifikuar në Kupën e Botës përmes eliminatoreve dhe do të shtyjmë fortë”, është shprehur Foda.
“Isha shumë i lumtur që Austria u kualifikua sërish për herë të parë pas shumë vitesh. Ishte koha, kështu që patjetër do të jem në Amerikë me Kosovën, ose do të shikoj ndeshjen Austri – Gjermani. Pra, patjetër që do të jem atje personalisht”.
Ai ka thënë se askush nuk kishte besuar që Kosova në një grup me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë do t’i fitonte 11 pikë.
“Pas shortit askush nuk priste që ne të merrnim 11 pikë. Ne u kualifikuam për ndeshjet e plejfoit një ndeshje para fundit të cilit dhe padyshim që Zvicra pati cikël të jashtëzakonshëm, kështu që mendoj se vendi i dytë është vendi ku ne morëm rezultatin më të mirë të mundshëm”, ka thënë Foda.