Seleksionuesi i Kosovës, Franco Foda, ka thënë se synimi ishte kualifikimi në Evropianin 2028. Por, ai thotë se tash është hapur mundësia për të arritur kualifikimin historik në Botëror dhe do të tentohet të shfrytëzohet.
“Kur kam nënshkruar kontratën qëllimi ka qenë për të kualifikuar në Evropianin e ardhshëm. Por kemi pasur rritje dhe tash do të provojmë për t’u kualifikuar në Botëror. Na është dashur të bëjmë përmirësime dhe pastaj janë bashkuar futbollistë të rinj rrugës të cilët kanë ndikuar në rritjen e ekipit dhe tashmë po shohim përpara”, tha Foda në konferencë për media.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova luan të enjten në udhëtim ndaj Sllovakisë në gjysmëfinale të plejofit për Botërorin 2026.
Foda ka thënë se Kosova duhet të koncentrohet te gjërat që ndodhin në fushë.
"Kemi një punë të vetme, ajo është fitorja, dhe fokusi është të fitojmë ndeshjen. Gjithçka tjetër nuk më intereson", tha ai.
Foda tregon nëse Zhegrova do të jetë startues
Seleksionuesi i Kosovës, Franco Foda, ka treguar nëse sulmuesi i Juventusit, Edon Zhegrova, do të jetë startues në ndeshjen e të enjtes ndaj Sllovakisë.
“Të gjithë që janë të ftuar janë të rëndësishëm. Edoni nuk ka pasur minuta mjaftueshëm në fushë te Juventusi, por mbetet i rëndësishëm për ne. Të gjithë i dimë cilësitë e tij. Por se a do të paraqitet Edoni nesër, duhet të prisni deri nesër. Nuk mund ta zbuloj tani”, ka thënë Foda.
Foda: I ftohti dhe shiu nuk duhet të jetë pengesë për ne
Seleksionuesi i Kosovës, Franco Foda, ka thënë se i ftohti dhe shiu nuk duhet të jenë pengesë.
“Më kanë treguar që do të jetë mot tjetër, do të jetë ftohët dhe me shi. Por kjo nuk duhet të na pengojë. Do të luajmë të dyja ekipet në rrethana të njëjta. Kemi luajtur edhe në të kaluarën në mot të tillë. Futbollistët duhet të ndjenjë kënaqësi në fushë për ndeshjen e rëndësishme”, tha Foda.
Foda: Jemi përgatitur për të dëshmuar se mund të fitojmë
Seleksionuesi i Kosovës, Franco Foda, ka thënë se ekipi është i gatshëm për të triumfuar. Kosova të enjten mbrëma luan në Bratislavë ndaj Sllovakisë, në gjysmëfinale të plejofit për Botërorin 2026.
"Kemi bërë përgatitje të mira gjatë grumbullimit. Jemi përqendruar në pjesën taktike. Jemi përgatitur mirë për të dëshmuar që mund të fitojmë, ashtu siç kemi bërë ndaj Islandës, Sllovenisë dhe Suedisë", tha Foda.