Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Foda pas humbjes nga Turqia: Synimi ynë i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028

Franco Foda

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka deklaruar se humbja ndaj Turqisë në finale nuk ka qenë e lehtë për ekipin, por ka kërkuar që fokusi tashmë të zhvendoset te e ardhmja dhe zhvillimi i skuadrës.

Në një konferencë për media, trajneri gjerman theksoi se Kosova duhet të vazhdojë të punojë dhe të përmirësohet në vazhdimësi, duke i shfrytëzuar ndeshjet e ardhshme.

“Sigurisht se nuk ka qenë e lehtë që e kishim humbjen nga Turqia në finale. Duhet të vazhdojmë tutje, të shikojmë para, të punojmë së bashku. Duhet të zhvillohemi tutje së bashku”, deklaroi Foda.

Ai shtoi se ndeshjet e radhës do të kenë rëndësi të madhe për përgatitjen e ekipit para sfidave në Ligën e Kombeve.

“Ndeshjet e radhës do t’i shfrytëzojmë. Janë ndeshje që na përgatisin për ndeshjet e Ligës së Kombeve”, u shpreh ai.

Edhe Foda: Edhe pse është miqësore duam të fitojmë Futboll 1 muaj më parë Foda: Edhe pse është miqësore duam të fitojmë

Foda nënvizoi se objektivi afatgjatë i Kosovës mbetet kualifikimi në Kampionatin Evropian të vitit 2028.

“Qëllimi afatgjatë është që të vazhdojmë të zhvillohemi. Qëllimi më i madh është të kualifikohemi në ‘Euro 2028’. Do të punojmë fort për ta arritur këtë”, përfundoi selektori i Kosovës.

Lexo përditësimet tjera
Franco Foda

Foda i vlerëson miqësoret si mundësi për zhvillim të mëtejmë

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, do të mundohet të nxjerrë më të mirën nga...