Selektori i Kosovës, Franco Foda, është shprehur i dëshpëruar me humbjen nga Austria.
Kosova të dielën u mposht në Vjenë 3:1 nga Austria, në kuadër të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.
Foda në konferencën e mbajtur për shtyp pas ndeshjes deklaroi se skuadra duhet të përmirësohet në mbrojtje për ndeshjet e ardhshme.
“Nuk ishim në lojën tonë. Fillimi ka qenë i mirë për ne. Është dashur që në fillim të udhëheqim 1:0. Nuk kemi pasur mbrojtjen e mirë as pas 2:0. Kemi pasur raste por që nuk i kemi shfrytëzuar. Skuadra gjatë gjithë kohës nuk ka hequr dorë. Austria ka bërë punë të mirë. Kur kemi humbur një apo dy topa, Austria ka shfrytëzuar rastet. Shpresa kemi gjithmonë. Edhe sot kemi pasur shpresa që do të fitojmë. Është më rëndësi organizimi i mbrojtjes. Në këtë drejtim duhet të punojmë. Duhet të përmirësohemi”, u shpreh Foda.