Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Foda : L'Autriche a extrêmement bien profité de nos erreurs.

Foda

Seleksionuesi i Kosovës, Franco Foda, ka thënë se ndeshja e të dielës ndaj Austrisë ishte e baraspeshuar, porse Austria shfrytëzoi jashtëzkaonisht mirë gabimet e lojtarëve të Kosovës. 

Kosova pësoi humbje 3:1 në Vjenë në ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Kombeve. 

“Nuk ishim në lojën tonë. Fillimi ka qenë i mirë për në. Ishte dashur që në fillim të udhëheqim 1:0. Nuk kemi pasur mbrojtjen e mirë as kur ishte rezultati 2:0. Austria ka bërë punë të mirë. Megjithatë, skuadra nuk u dorëzua asnjëherë dhe deri në fund tentoi ta përmbyste ndeshjen. Nëse shikojmë vetëm statistikat, ndeshja ishte e baraspeshuar. Por ajo që Austria bëri jashtëzakonisht mirë sot ishte mënyra se si i shfrytëzoi gabimet tona. Ne patëm disa humbje të thjeshta të topit dhe ata i ndëshkuan menjëherë. Me dinamikën, shpejtësinë dhe vrapimet në thellësi, ata bënë tranzicion shumë të mirë nga mbrojtja në sulm”, tha Foda në konferencë për media. 
 

Lire les autres mises à jour
Magasin

Soirée difficile pour le Kosovo, défait par l'Autriche à Vienne.

Le soutien des tribunes était « excellent », mais pas la performance sur le terrain.