Te Austria vlerësohen me fat që nuk do të luajnë me Italinë apo Portugalinë në plejofin për kualifikim në Botërorin “Katari 2022”.
Por austriakët pranojnë se në këtë fazë nuk ka kundërshtarë të lehtë. Italia fillimisht luan në udhëtim me Uellsin. Nëse e fiton gjysmëfinalen e 24 marsit, në finale e pret Skocinë apo Ukrainën. Finalja e plejofit është më 29 mars.
“Plejofi më i vështirë do të ishte po të luanim me Italinë apo Portugalinë. Kështu që mund të themi se ishim pak me fat që i shmangëm ato. Por nuk ka kundërshtarë të lehtë në këtë fazë. Secili ekip dëshiron të fitojë. Është e mundur për ne të fitojmë në Uells. Do t’i qasemi kësaj ndeshje me frymë pozitive dhe do të jemi të fokusuar”, ka thënë përzgjedhësi i Austrisë, Franco Foda.