Futbollistet e Kosovës do të luajnë kundër atyre të Austrisë në raundin e parë të plejofit për kualifikim në Kupën e Botës 2027.
Botërori i vitit të ardhshëm te futbollistet zhvillohet në vitin e ardhshëm në Brazil.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë rast të fitores ndaj austriakeve, Kosova do të përballet me fituesin e ndeshjes Izraeli – Zvicra.
Ndeshjet me Austrinë luhen më 7 dhe 13 tetor të këtij viti.
Ndërkohë, ndeshjet e raundit të dytë luhen më 26 nëntor dhe 5 dhjetor.
Kosova e siguroi plejofin për kualifikim në Botëror nëpërmjet Ligës C.
Përfundoi e para në Grupin 2 me 15 pikë, sa kishte edhe Kroacia e vendit të dytë, por “Dardanet” patën goldallim më të mirë.
Me vendin e parë në këtë grup, Kosova e siguroi edhe avancimin në Ligën B.