Përfaqësuesja e Kosovës në futsall do të ketë kundërshtarë të vështirë në “Main Round” të kualifikimeve për Botërorin 2028.
Kosova në Grupin 10 do të përballet me Italinë e Gjeorgjinë. Është raundi i parafundit i kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës.
Kështu është vendosur pas shortit të tërhequr të premten në Nyon të Zvicrës.
Kosova, e udhëhequr nga përzgjedhësi Agon Ramadani, në raundin preliminar e fitoi grupin ku ishin edhe Mali i Zi, Austria dhe Gjibraltari.
Ndeshjet vajtje-ardhje të “Main Round” zhvillohen në dhjetor 2026 dhe mars 2027.
Edhe
Shpallet lista, Kosova në Mal të Zi për parakualifikimet e Botërorit të futsalit
Fituesit e 12 grupeve dhe katër përfaqësueset më të mira të vendeve të dyta, avancojnë në “Elite Round”.
Në fund të prillit 2028, shtatë përfaqësueset evropiane do të konfirmohen për turneun final.
