Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Uellsi – Ukraina, më shumë se një ndeshje

Ukraina do ta ketë edhe një tjetër rast për t’i thyer zemrat e tifozëve vendës me vizitën që do ta ketë në “Cardiff Stadium”, të dielën, kur do të takohet me Uellsin në finalen e plejofit për kualifikim në Kupën e Botës.

Dueli mes Uellsit dhe Ukrainës nis në orën 18:00.

Ky ballafaqim për Ukrainën do të jetë vendimtar pas fitores që e arriti në Glasgow kundër Skocisë. Fitorja ndaj Uellsit në Cardiff do të ishte një tjetër triumf impresiv për përfaqësuesen që i kaloi gjashtë muaj jashtë fushës së futbollit, për shkak të pushtimit nga Rusia.

Uellsi hyn në këtë ndeshje si përfaqësuese e renditur në vendin e 18-të në ranglistën e FIFA-s, nëntë pozita më lart se Ukraina.

Uellsi nuk ka humbur në shtëpi që prej disfatës 2:1 që e pësoi në Ligën e Kombeve nga Danimarka në vitin 2018, por nuk është ballafaquar me përfaqësuese të rangut të lartë botëror. Në Uells janë parë edhe shumë barazime.

Nga ana tjetër, Ukraina nuk është mposhtur që prej Kampionatit Evropian 2020 që u mbajt verën e kaluar. U eliminua nga Anglia në çerekfinale pasi humbi 4:0.

Në kualifikimet e Botërorit, Ukraina nuk ka pësuar disfatë pasi gjashtë nga tetë ndeshjet e luajtura në grup përfunduan me barazim. E mbylli kampanjën kualifikuese të Grupit D me 12 pikë, pas Francës që pati 18 pikë.

Edhe Uellsi drejt Botërorit, po udhëheq 1:0 ndaj Ukrainës Sport Uellsi drejt Botërorit, po udhëheq 1:0 ndaj Ukrainës

Ukraina e kërkon kualifikimin në një Botëror për herë të parë në 16 vjet dhe të dytën qëkur shteti u pavarësua në vitin 1991.

Uellsi nga ana tjetër nuk ka luajtur në një Kampionat Botëror që prej vitit 1958.

Fituesi i këtij takimi do t’u bashkohet Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anglisë dhe Iranit në Grupin B.