Uellsi është në rrugë të mirë për kualifikim në Botërorin e futbollit. Në ndeshjen finale të plejofit, Uellsi po udhëheq 1:0 ndaj Ukrainës, pas pjesës së parë.
Është kapiteni i Ukrainës, Andriy Yarmolenko që ka shënuar autogol në minutën e 34-t. Portieri i Uellsit, Wayne Hennessey ka bërë numër të madh pritjesh.
Ndeshja po luhet në Cardiff.