Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Të hënën takim vendimtar ndërmjet Donnarummas dhe Milanit

Gianluigi Donarumma dhe zyrtarë të Milanit do të takohen të hënën, për një vendim final në lidhje me vazhdimin e kontratës së tij.

18-vjeçari e refuzoi fillimisht ofertën për rinovimin e kontratës në “San Siro”, por duket se tani ai e ka ndërruar mendjen, transmeton KTV.

Sipas të përditshmes italiane “Gazzetta dello Sport”, u prit që Donnarumma të ketë një takim edhe me trajnerin Vincenzo Montella në Ischia, por se ai nuk ka dalë nga shtëpia e tij në Castellammare di Stabia gjatë gjithë ditës dhe një takim i tillë nuk u arrit.

Sipas raportimeve nga italianët thuhet se familja e të riut italian është pro qëndrimit të tij me “Rossonerët”, por mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i vetë portierit dhe menaxherit të tij, Mino Raiola.