Milani raportohet se është i gatshëm për të rinisur bisedimet për kontratë të re me Gianluigi Donnarumma, një javë pasi ai refuzoi të nënshkruante kontratë të re.
18-vjeçari ka qenë në bisedime që nga shkurti, por javën e kaluar klubi konfirmoi se italiani ka refuzuar ofertën.
Kontrata e portierit skadon në fund të sezonit të ardhshëm, megjithatë Milani ka thënë se nuk do ta shesë atë këtë verë.
Gjithsesi, Sky raporton se agjenti i Donnarummas, Mino Raiola, do të takohet me krerët e Milanit për të diskutuar lidhur për një marrëveshje të re.
Donnarumma është kritikuar ashpër nga tifozët e Milanit javën e fundit, ndërsa në ndeshjen e të rinjve ndaj Danimarkës në drejtim të tij u hodhën kartëmonedha.