Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani afër marrëveshjes me portierin Donnarumma

Foto: Reuters

Milani është i gatshëm të bëjë ofertë për të zgjatur kontratën me portierin Gianluigi Donnarumma.

Kontrata e portierit italian skadon në qershor të vitit të ardhshëm dhe Milani po dëshiron ta mbajë më gjatë në “San Siro”.

Drejtuesit e klubit kuqezi i kanë ofruar rritje të dukshme të pagës për ta bindur italianin të mbetet në klub.

Sipas mediumeve italiane, menaxheri i portierit Mino Raiola ka pasur një takim me drejtuesit e klubit ku thuhet se ka pranuar kushtet e ofruara. Por Raiola ka bërë të ditur se dëshiron të përfshijë një klauzolë lirimi që mund të aktivizohet nëse Milani nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve edicionin tjetër.