Trajneri i Ferizajt, Arbnor Morina ka thënë se është kënaqësi për ekipin e tij të pres kampionin e Kosovës, Ballkanit. Por, Morina ka theksuar se synon fitore me ekipin e tij. Ndeshja Ferizaj – Ballkani zhvillohet të hënën dhe i takon javës së tetë të Superligës në futboll.
Kjo ndeshje është dashur të luhet të ditlën, por u shty pas kthimit të Ballkanit me vonesë në Kosovë nga Praga. Ballkani u përballë me telashe gjatë kthimit në Prishtinë. Xhami i përparmë në kabinën e pilotit është çarë dhe për këtë arsye, aeroplani është kthyer në kryeqendrën e Çekisë, 30 minuta pasi kishte nisur fluturimin.
“Për neve është kënaqësi të presim kampionin e ligës dhe skuadrën që po paraqitet në garat evropiane, Ballkanin. Por ajo që na intereson neve është të dalim me rezultat pozitiv nga ky takim. Momentalisht kemi disa lojtarë të lënduar por karakteristikë e ekipit tonë është se kushdo që paraqitet në fushë e jep maksimumin”, ka thënë Morina, njofton klubi Ferizaj. Edhe lojtarët Gentrit Halili e Ergon Hyseni kanë theksuar se synimi i tyre është veç fitorja përballë Ballkanit.