Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ballkani fiton me gola të minutave shtesë

Ferizaj

Përditësim, 18:40 - Pas dy barazimeve rresht, skuadra e Ballkanit ka shënuar fitoren e parë në Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani mposhti Ferizajn të dielën me rezultat 3:1. Ndeshja u zhvillua në fushën me bari artificial në Ferizaj

Skuadra nga Suhareka i shënoi në minutat shtesë golat e fitores. 

Fillimisht Marsel Ismajlgeci shënoi për 1:0 në minutën e 13-të, ndërsa Remzifaik Selmani në minutën e 35-të barazoi rezultatin për Ferizajn.

Valentin Serebe në minutën e 90-të shënoi për 2:1, ndërsa golin e tretë për rezultatin 3:1, Ballkani e shënoi në minutën e 97-të. 

Ballkani është në vendin e katërt me pesë pikë, kurse Ferizaj një pozitë më lart me një pikë më shumë.

Edhe Ballkani shënon fitoren e tretë rresht Futboll Ballkani shënon fitoren e tretë rresht

Baras pas pjesës së parë në Ferizaj

Përditësim, 17:23 - Ferizaj dhe Ballkani po barazojnë 1:1 pas pjesës së parë. 
Ballkani kaloi në epërsi në minutën e 13-të. Marsel Ismajlgeci shënoi për suharekasit. 
Vendësit shifrat i barazuan në minutën e 33-të me golin që e realizoi Remzifaik Selmani.


Barazon Ferizaj

Përditësim, 17:06 - Ferizaj e ka barazuar në 1:1 rezultatin në ndeshjen ndaj Ballkanit. Në minutën e 34-t shënoi Remzifaik Selmani.


Ballkani në epërsi në Ferizaj

Edhe Ballkani fiton dhe mbetet në garë për titull Futboll Ballkani fiton dhe mbetet në garë për titull

Ballkani ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Ferizajt.

Marsel Ismajlgeci shënoi për suharekasit në minutën e 13-të.