Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Te Cluji nuk e mohojnë largimin e Ermal Krasniqit

Ermal Krasniqi u transferua në janar te skuadra e Clujit në Rumani. Por sulmuesi kosovar mund të largohet gjatë kësaj vere nga skuadra rumune. Kështu ka thënë presidenti i klubit, Cristian Balaj, për mediumet rumune.

“Për Krasniqin ka interesim, por kjo nuk do të thotë se gjithsesi do të largohet. Për sa kohë që ofertat janë të kënaqshme për klubin dhe lojtarët, ka mundësi të largohen”, ka thënë Balaj për “digisport.ro”.

Ish-trajneri i Ermal Krasniqit te Cluji rumun, Dan Petrescu, e do futbollistin e Kosovës te skuadra e Jeonbukut, në elitën e futbollit të Koresë së Jugut.

Trajneri Petrescu këtë verë u largua nga Cluji dhe nënshkroi kontratë me skuadrën jugkoreane. Dhe menjëherë ka nisur kontaktet për transferimin e 24-vjeçarit Krasniqi, i cili te Cluji u transferua nga Ballkani i Suharekës.

Çmimi aktual i Krasniqit, sipas faqes “transfermarkt”, është 1.4 milionë euro.

Për Krasniqin është raportuar se interesim ka pasur edhe nga elita e futbollit të Arabisë Saudite, saktësisht nga skuadra Al-Riyadh.

“Prosport.ro” kishte shkruar se Krasniqi mund të jetë përkrah yjeve si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, N’Golo Kante, Kalidou Koulibaly, Roberto Firmino e Edouard Mendy në elitën arabe.

Edhe Cluji pranon ofertë për Korenicën Futboll 4 d. më parë Cluji pranon ofertë për Korenicën

Krasniqi me Clujin edicionin e kaluar ka shënuar pesë gola dhe pati dy asistime.

Por së fundi ka humbur vendin e titullarit te skuadra rumune.

Të premten u aktivizua në fushë nga trajneri i ri Andrea Mandorlini prej minutës së 91-të. Cluji fitoi 3:1 në udhëtim kundër UTA Arad, në kuadër të xhiros së dytë të elitës së futbollit rumun. Edhe në xhiron e parë ishte zëvendësues.