Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Krasniqi largohet nga Cluji, mbetet në Rumani

Sulmuesi i krahut, Ermal Krasniqi pritet të largohet nga Cluji por jo edhe nga futbolli rumun. Mediumet nga Rumania kanë raportuar të mërkurën se Krasniqi pritet ti bashkohet ekipit tjetër, FCSB në afatin kalimtar të janarit.

Thuhet se Cluji po kërkon të paktën një milionë euro për ta lënë të lirë Krasniqin dhe krerët e FCSB-së, janë të gatshëm për të paguar një shumë të tillë. 25-vjeçari në fillim të këtij viti iu bashkua Clujit nga Ballkani dhe ka kontratë deri në vitin 2026 me opsionin e rinovimit edhe për dy vjet të tjerë. Në 15 paraqitje për edicion për Clujin, Krasniqi ka bërë vetëm një asistim në të gjitha garat.