Kampioni i Rumanisë, Cluji, po përgatitet për nisjen e pjesës së dytë të sezonit 2022/23 në Spanjë, dhe dëshiron që në radhët e veta të transferojë dy futbollistë të rinj.
Njëri prej tyre mund të jetë Ermal Krasniqi, futbollisti i Ballkanit, që sivjet ka pasur edicion mjaftë të mirë me kampionin e Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur të premten në mbrëmje nga mediumi rumun “Fanatik”.
“Fanatik” ka shkruar se trajneri Dan Petrescu në skuadër e dëshiron ta ketë edhe Krasniqin, 24-vjeçar.
Sulmuesi i krahut ka edhe gjashtë muaj kontratë me skuadrën suharekase, ndërsa çmimi i tij sipas faqes “transfermarkt.com”, vlerësohet të jetë rreth 400 mijë euro.
“Ermal Krasniqi është lojtari i tjetër që pëlqehet nga Cluji. Krasniqi që luajti kundër Clujit në fazën grupore të Ligës së Konferencës është pajtuar për transferimin, dhe tani u mbetet klubeve të arrijnë marrëveshje”, ka shkruar “Fanatik”.
Edhe
Krasniqi largohet nga Cluji, mbetet në Rumani
Krasniqi luajti në pesë nga gjashtë ndeshje të fazës grupore të Ligës së Konferencës, por mungoi në duelin e fundit kundër Clujit.
Ai ka realizuar dy gola, ndaj Slavia Pragës dhe Sivassporit.
Kundër skuadrës turke regjistroi edhe një asistim.