Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cluji transferon Krasniqin e Ballkanit

Klubi i madh rumun, Cluj, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit të Ballkanit, Ermal Krasniqin.

Në komunikatën e publikuar të martën, klubi ka uruar mirëseardhje 24-vjeçarit. Megjithatë, rumunët s’kanë dhënë detaje për marrëveshjen.

Në fanellën e kampionit të Kosovës, Krasniqi ka shënuar 39 gola dhe ka pasur 17 asistime.

Zhvillimet e mira në sezonet e fundit e sollën në vëmendjen e përfaqësueses së parë të shtetit të Kosovës dhe në nëntor të vitit 2022 u thirr për herë të parë në kombëtare.

Interesim për Krasniqin tash e një kohë ka shprehur trajneri i Clujit, Dan Petrescu.

“Ai është një lojtar që na pëlqen, më pëlqen mua. Le të shohim nëse do të arrijmë marrëveshje me të”, ka thënë Petrescu ditë më parë.

Edhe Trajneri i Clujit me fjalë të mëdha për Krasniqin Sport Trajneri i Clujit me fjalë të mëdha për Krasniqin

Cluj dhe Ballkani ishte kundërshtarë në grupe në Ligën e Konferencës.

Në ndeshjen e parë, Ballkani barazoi si vendas me rezultat 1:1, ndërsa si mysafir u mposht 1:0.

Image
Ermal Krasniqi